As ndryshimi i klimës dhe as një asteroid, ekspertja vë alarmin: Njerëzimi po kërcënohet nga…

41
Sigal

Rënia e numrit të spermatozoideve dhe ndryshimet në zhvillimin seksual janë “kërcënuese për mbijetesën njerëzore” dhe po çojnë në një krizë pjellorie, ka paralajmëruar studiuesja.

Shanna Swan, një epidemiologe mjedisore dhe riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë të Icahn në Mount Sinai në New York, paralajmëron se kriza e pjellorisë përbën një kërcënim global të pakrahasueshëm me atë të krizës së klimës.

“Gjendja aktuale e çështjeve riprodhuese nuk mund të vazhdojë gjatë pa kërcënuar mbijetesën njerëzore”, shkruan ajo.

Kjo vjen pas një studimi ku ajo ishte bashkëautore në vitin 2017, që doli në përfundimin se numri i spermatozoideve në perëndim kishte rënë me 59% midis 1973 dhe 2011. Sipas Swan, duke ndjekur parashikimet aktuale, numri i spermatozoideve do të arrijë në zero në vitin 2045.

Sipas saj, jeta moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar më tej ekzistencën e njeriut. Swan thotë se kimikatet në mjedis po prishin ekuilibrin tonë hormonal, duke rritur rrezikun e shkatërrimit riprodhues.

Faktorë të tjerë që po ulin riprodhimin janë pirja e duhanit, kanabisit dhe mbipesha. Këta faktorë mund të jenë dhe arsyeja pse po rritet numri i djemve që po lindin me anomali të konsiderueshme të organeve gjenitale dhe numrit të shtuar të aborteve.