Deklarata e Metës, regon Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra

442
Lulzim Basha, i ka dhene pergjigjen e parë propozimit për dialog te Ilir Metes, pas takimit 90 minuta me kryeministrin Edi Rama.
“Të hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje do ketë vetëm me qeveri teknike. Meqë PS-LSI i kanë zgjidhur punët me njëri- tjetrin dhe kanë dalë me platformë qe ti kerkojne PPE dialog, po ju them kërkojini ku të doni, po ju them pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që sa më shumë kohë i vidhni shqiptarëve aq më e rëndë do jetë fatura për vendin, ju siguroj nga thellësia e shpirtit që pjesën kryesore të kësaj fature ta paguani ju përgjegjësit e kësaj situate.
Ndaj lërini demagogjitë, zgjidhini një herë punët me socialistët tuaj se një pjesë e dinë që jeni të inkriminuar, se me PPE ka kush flet. Se me PPE nuk zgjidhen me Zhagen punët, sic i zgjidhni me familjen tuaj, nuk zgjidhen punet ne PPE ashtu.
Rruga për dialog është e hapuir nga ne por do jetë harxhim total kohe me ata që kanë frikë të dorëzojnë pushtetin dhe ti hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Dialog ka: qeveri teknike dhe mandati i qeverisë teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha nuk është në situatë mosbesimi, në situatë mosbesimi jeni ju me njëri tjetrin, kjo është qeveri e inkriminuar dhe duhet të shkulet me rrënjë, nga kryeministri dhe cdo ministër duhet të largohen.
Të uleni me ne të përcaktojmë qeverinë teknike me mbështetje të gjerë, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, e beri te qarte Basha nga cadra e protestes.
Sigal