Vasili nxjerr videon: Gjiknuri asgjëson listat e hapura, karagjozë që gënjeni në emër të popullit

280
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes nënkryetarit të saj Petrit Vasili deklaron se Damian Gjiknuri asgjëson listat e hapura.

Teksa publikon në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”, Vasili akuzon përfaqësuesit e mazhorancës si karagjozë.

Reagimi i Vasilit

Po ç’janë këta karagjozë!?(VIDEO).

Kryeministri elifmatrak flet për listat të hapura, ndërsa krye-reformatori i reformës zgjedhore argumenton tronditjet dhe turbullirat kushtetuese dhe shtetërore që krijohen prej tyre.

Kryeministri elifmatrak tall dhe gënjen popullin, sepse listat e tij janë sërish të mbyllura.

KM elifmatrak propozon lista të mbyllura për fituesit e 30% të listës që i cakton vetë ai dhe popullit i ka lënë të zgjedhë humbësit, pra të zgjedhë asgjë, ata që nuk do shkojnë kurrë në parlament.

Kryeministër elifmatrak boll u spërdrodhe, voto 5 qershorin.

Fati dhe halli të janë shkruar tashmë dhe nuk ta zgjidhin dot as përdredhjet dhe as qurravitjet në emër të popullit, që e plaçkit përditë me koncesione dhe e helmon me drogë.

Shqiptarët u kanë treguar vendin kur e kanë tepruar edhe peshave të rënda në politikë, e jo më ca karagjozëve elifmatrakër ngjyrë mavi.