“Djajtë e kuq” joshin B.Dortmund, Man.United formulon ofertën për Sancho

274
Sigal

Jadon Sancho shihet si një nga talentet më të premtues të futbollit britanik, një lojtar me shumë klas që është shndërruar në një pikë referimi jo vetëm tek B.Dortmund por dhe në përfaqësuesen angleze. Sancho ndiqet prej kohësh nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë, Real Madrid dhe Man.United kanë shprehur shpesh interesimin e tyre. Ndryshe nga Reali, “djajtë e kuq” kanë bërë një hap përpara duke përpiluar një ofertë konkrete për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri.

Sancho

Sipas “Star Sport”, Man.United është i gatshëm të paguaj 80 milion euro kesh për kartonin e Sancho. Kjo është oferta e parë dhe pritet të jetë e fundit, në këtë kohë të vështirë as Man.United nuk mund të shkoj përtej kësaj shifre pavarësisht se B.Dortmund kërkon të paktën 100 milion euro për ta lënë të lirë, përballë këtij fakti, B.Dortmund duhet të vendos, të pranoj ose jo ofertën e Man.United.