Meta: Rama krenohej me koncesionin e sterilizimit, skemë e njëjtë me inceneratorët

47
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se nuk kemi asgjë të rastësishme as te koncesioni i sterilizimit dhe as tek gjithë koncesionet e tjera.

Meta ka theksuar se është e qartë edhe nga kaq hetim që ka dalë apo ka rrjedhur nëpër media, se nuk kemi asnjë rastësi me skemën e inceneratorëve, që është kryefjala e gjithë korrupsionit qeveritar.

Postimi:

Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe madje është tallur me të gjitha vërejtjet dhe me të gjitha kritikat për këtë koncesion të panevojshëm, i cili është kryeministri aktual.

Është e qartë edhe nga kaq hetim që ka dalë apo ka rrjedhur nëpër media, se nuk kemi asnjë rastësi me skemën e inceneratorëve, që është kryefjala e gjithë korrupsionit qeveritar, për shkak të implikimit të pothuajse treçerekut të qeverisë në mënyrë të strukturuar në këtë aferë tronditëse.

Nuk kemi asgjë të rastësishme as te koncesioni i sterilizimit dhe as tek gjithë koncesionet e tjera.

Kanë qenë skema të përgatitura më parë, përpara se mesa duket Rilindja të vinte në pushtet me biznesmenë të përzgjedhur për të zhvatur paratë publike.