Vasili: Në protestë do jenë të gjithë qytetarët që s’pranojnë të qeverisen nga talebanizmi i Ramës

108
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e quan protestën e opozitës nesër në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit si “dita e madhe e së vërtetës”. 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se në Bulevard do të jenë të gjithë qytetarët që s’pranojnë të qeverisen nga talebanizmi i kryeministrit Edi Rama.

“Do të jenë qytetarët të cilët duan ligjin dhe Kushtetutën, jo tritolin dhe korrupsionin”, thekson Vasili.

POSTIMI:

NESER DITA E MADHE E SE VERTETËS!

Neser ne ora 12 ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe nuk pranojne kurre te qeverisen nga talebanizmi i Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene te gjithe qytetaret, qe duan ligjin dhe Kushtetuten dhe jo tritolin korrupsionin, hajduterine dhe kriminalizimin e Edi Rames dhe rilindjes.

Neser ne Bulevard do te jene shqiptaret europiane, qe e duan Shqiperine ne BE dhe jo Edi Rama, qe eshte armik i betuar i Europes dhe peng i Moskes dhe Beogradit.

Neser eshte dite e madhe per te gjithe ne.

Neser eshte dita kur do te thuhen te vertetat e medha ne sheshin e qytetareve te lire dhe patriote!