E dinit që Dua Lipa vuan nga sindroma e mashtrimit?

153
Sigal

E dinit ju këtë?! Dua Lipa vuan nga një sindromë që njihet si “sindroma e mashtrimit”.

Pas përfunditmit të turneut të saj “Future Nostalgia” pikërisht në Tiranë ditën e Flamurit, artistja shqiptare ka dhënë një intervistë për “The Sun” ku ka rrëfyer gjatë për këtë sindromë.

Në këtë dalje të saj menjëherë pas turneut ajo foli jo vetëm për këtë “sëmundje”, por dhe për mungesën e vëtëbesimit apo frikën e saj më të madhe.

Dua u shpreh se ndarja, apo lëndimi nga një lidhje e ndihmon shumë në shkrimin e teksteve.

“Shpesh herë them, o Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj?” është shprehur ajo.

Dua Lipa gjithashtu ka treguar se frymëzohet nga artistë të cilët dyshojnë në vetvete.

Ndonëse si këngëtare e ka treguar veten tashmë, Dua së fundmi bëri debutimin e saj edhe si aktore në filmin “Argylle” me Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryan Cranston dhe Samuel L. Jackson. Pikërish me këtë lidhet edhe frika e saj më e madhe, të cilën e ka zbuluar për gazetën britanike.

“Frika ime më e madhe do të ishte të merrja një rol vërtet të madh. Tani duhet të jem aktore dhe të ndjej të gjitha këto emocione në kamera,”-tha Dua.

Po çfarë është “sindroma e mashtrimit”?

Termi “sindroma mashtruese” u krijua në 1978 nga psikologët Pauline Rose Clance dhe Suzanne Imes. Në praktikën e tij si psikoterapist, Clance kishte vërejtur se shumë studentë të universitetit nuk mendonin se e meritonin vendin në universitetet e tyre prestigjioze apo madje mendonin se aplikimi ishte pranuar gabimisht.

Termi përshkruan një përvojë të brendshme të mashtrimit intelektual: kush vuan nga sindroma mashtruese nuk ndihet aspak i shkëlqyer dhe beson se ata kanë mashtruar këdo që mendon ndryshe. Ai personi vlerësohet për sukseset e tij, por edhe në atë rast mendon se nuk e meriton atë status ose atë pozitë dhe jeton me frikën se kjo pamjaftueshmëri e supozuar do të dalë në sytë e të gjithëve.

Po ju e keni përjetuar këtë sindromë?