Vasili: Kufizimet nuk sollën asnjë rezultat ky është fakt!

392
Sigal

Në një postim në rrjetin social Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar për rritjen e ndjeshme të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Vasilit kufizimet nuk sollën asnjë rezultat dhe ky është fakt pasi edhe në datën 4 prill kishte sërish 29 raste.

“Refuzimi i testimeve ishte refuzimi i së vërtetës dhe i shkencës. Boll më me inkuizicionin rilindas antishkencë, që dëmton shëndetin e njerëzve”, shkruan në reagimin e tij Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Sot 29 raste të reja me COVID-19!

Edhe në 4 prill kishte sërish 29 raste.

Kufizimet nuk sollën asnjë rezultat ky është fakt.

Hìçstrategjia kuturu është realitet.

“Të dalë ku të dalë” kjo është e vërteta e Hiçstrategjisë.

Refuzimi i testimeve ishte refuzimi i së vërtetës dhe i shkencës.

Boll më me inkuizicionin rilindas antishkencë, që dëmton shëndetin e njerëzve.