“Koronavirusi” i idiotsisë…

766
Sigal

Nga: AGIM JAZAJ

-Koronavirusi: Është armik i padukshëm që vret ditën me diell, pa dallim dhe mëshirë!

-Idiotsia: Është pandemi e dukshme që vret çdo ditë e orë!

-Varfëria: Është armik i fshehur dhe i dukshëm; që vret, nënështron dhe rrebelon!

-Shteti është: Kura për të luftuar çdo virus!

-Shteti rezulton: Kura e skaduar, që duhet të luftojë edhe “Koronavirusin” e Idiotsisë!…

*Bota është përballë epideminë globale: Pandemisë Kovi-19, e pa njohur, por pa i’a gjetur deri më tani as kurën, nga vendet më të zhvilluara!

Përballë ketij ndëshkimi global edhe më i pa përgjegjëshmi, gjen mundësimin e “ngushëllimit dhe të urimit”, për qeverinë e “Rilindjes”, duke zbatuar rregullat e aplikuara, ashtu si nga shoqëritë më të përparuara!

Ndërsa shoqëria shqiptare, u ndëshkuadhe më parë,shumërëndënga Zoti, nga mëkatet që ka shkaktuar edhe i zoti: Tërmeti i 26 Nëntorit, rezultuar me bilanacin drithërues: 52 humbje të jetëve njerëzore, qindra e mjëra banesa të shëmbura, mijëra njerëz të mbetur në qiell të hapur, me klithmat e sotme dhe kujen e nesërme!…

Edhe ato rrënime nga tërmeti; me 6.3 ballë rihter, kishin dhe u pranua publikishtë, madje u akuzuan, u ndaluan dhe u lëshuan nga (pa) drejtësia: abuzimet njerëzore; ndërtuesit, projektuesit, miratuesit, legalizuesit, po dhe blerësist!…

Pandemia shtetrore”;“kura” e skaduar…

 

Në gjithë këtë kurbë3 dekada, rrënimesh, abuzimesh, rezultoi sheshit edhe: “Pandeminë- Shtetrore”-“Kurën” e Skaduar!

Koronavirusin nuk e kish parashikuar as një shtet i botës!

Ndërsa shoqëria shqiptare si në të dy rastet gjendet edhe përballë (i ngritur në sistem):“Koronavirusit të Idiotsisë”!

Shkenca, bota kësaj sëmundje i’a ka gjetur diagnozën, kurën: Shtetin, i cili funksionon me kapacitet të plotë dhe në mënyrëharmonke, gjithë paisjet, duke vënë në lëvizje makinërinë! Ndërsa tek ne “timonieri”ngjan i kapërdisuri; Majë gërmadhës, poshtë greminës! Me Motorin copë- copë, Gomat e rëna në shesh, Karburantin për ibret, pa i bërë shërbimet teknike mjetit – thot edhe miku im Bego Sinanaj- ish shofer i parkut të Eksportit dhe Autobuzi, pa bërë asnjë gërvizhje, e jo më aksident, gjatë 45 vjetëve në timon!

Fatakeqsisht e ndjenë këtëdhimbje sa dhe (pa) shpresëkjo “kurë”, ka rezultuar deri më tani e skaduar në gjithëpërfshirjen e jetës së tyre.

“Dhe s’keni parë gjë akoma”!

Ndonëse të ndodhur të barabartë nga kërcënimi i Koronavirusit edhe ata të “pa shpirt”ngjajnëpaksa të zbutur, kanë “zgjuar ndjeshërinë e dhimsurinë, pas rënies dhe kërcënimit nga Koronaviruesi, i cili i ka të barabard edhe: Krimin, Katilin dhe Xhebrailin!

Koronavirusi i Idiotsisë, ka këputur Frerët! Kura Shetet duket e skaduar, sepse nuk ndëshkon fajtorin, por viktimën!

Sa muaj kanë pa Paguar dhe të Mbyllet Uzina e Rafinerisë së Naftës në Ballsh?! Shteti bënë sehir, premton dhe mashtron, nuk e parashiokon, nuk e ndalon, po ngjan se nxit këtë Hata- Krim! Lidh Kontrata Abuzive!

Të ndjesh dhimbjet e tua: Do të thotë se ke Ndjeshmëri, të

Ndjesh dhimbjet e tjetrit, do të thot të jesh Njeri!

Liria e kufizuar dhe e drejta  e shthurur

 Botën e udhëheq, frymëzon, emancipon dhe e zhvillon: Dija, Mirësia, Arsyeja, Ndershmëria, Ndjeshmëria; Jo Ligësia dhe Marrëzia… Duke qënë sa më funksional:Kodi njerëzor, kodi Qytetar dhe kodi Zyrtar!

Ligjet e formuluara dhe normat zakonore, të shënjtëruara!…

Fatkeqësisht shqiptarët, në gjithë harkun kohor, edhe në sitemin “demokratiko-kaotik”- alla shqiptar, e ka udhëhequr, frymëzuar dhe rrënuar marrëzia!

“Edhe “Elitat”, “të zgjedhura”, (vjedhura) janë pjesë e këtij produkti, (doemos), por elitat tek ne, nuk edukojnë, por shthurin, nuk shërbejnë, po rrëmbëjnë!…

Qytetaria shqiptare: I ëndërrojnë, i zgjedhin për udhëheqës, po rezultojnë: Ëndërra- Vrasës!

Udhëheqësit-Udhëhumbës: Nuk aspirojnë, nuk realizojnë: Punë e mirëqënie për Shqiptarët, por sigurojnë punë e mirëqënie për grupacionet, servilët-puthadorët e këpucëfshirësit!

Nuk aspirojnë; Të lumturojnë të tjerët dhe të ndihen të lumtur; duke lumturuar të tjerët, por lumturohen: Duke dhunuar të tjerët, ndihen të lumtur mes të MJERËVE!

Nuk ndëshkojnë fajtorin- por ndëshkojnë Viktimën. Nuk ndalojnë marrëzinë, po frymëzojnë Marrëzinë! Nuk i paqton njerëzit, po i hasmëron ata!

Nuk dëgjojnë të diturit, por Kuvendojnë me të Marrët!

-Lideri i do të gjithë Dele. I përzgjedh të “zgjedhurit” nga tufa e; Korbave, Laraskave, Sorrave dhe jo nga rasati i: Shqiponjave, Thëllënxave, Dallandysheve,  t’i binden “liderit”, të korbave edhe kur bënë marrëzi e tradhëti…

Të duartrokisin marrëzinë e Lider- Kalanderit, kur duhet t’i hedhin thonjtë në fyt”!- rrëfente i brengosur edhe Resul Nurëe ish emigrant nw Itali…

Në jetën publike të komunitetit, sidomos në harkun e 30 viteve të fundit, kanë vërshuar në qytete, në jetën e bashkësisë, prurje të reja, jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por edhe me psikologjinë, e me katandinë rurale: me lopët për litari, qentë për zinxhiri, dhitë e dhëntë, pa mend dhe qentë…

Kanë shkaktuar edhe shaktërrimin e infrastrukturës, të qytetarisë:

Tërmetin e 26 Nëntorit, po edhe Koronavirusin e Marsit 2020.

Shteti që ka mision të parandalojë, edukojë qytetarinë, të ndërpresë zinxhirin e shthurjes, të koronavirusit, mbajtjen pastër të rracës shqiptare, të mëndjeve dhe shpirtrave njerëzore, ka ndotur më rëndë shpirtërat, mëndjet, rrugët, rrugicat, të sotmen dhe të nësërmen e shqiptarëve, të cilët po largohen nga vendi dhe ende nuk po largojnë të ligën nga vendi!

*Liria në të gjithë botën e lirë është e kufizuar… Vetëm shqiptarët kanë liri të “pa kufizuar”, të “drejta të shqyera”, në vendin e “tyre”.

Edhe gërshërën po ta hapim jashtë harkut të saj, do të shqyhet.

Ndaj është shqyer, shëmtuar shoqëria dhe gërshëra!

Ndoshta është me vënd dhe sa e vonuar; në lëndët mësimore, të përfshihen, shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit, në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare:

Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave derë më derë e dorë më dorë, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani!

*“Virusi eshtë në Parlament, virusi më i madh është në Qeveri”- pohon edhe deputeti Lefter Maliqi, brenda atij Virusi!…