Vasili: Në përgjime ka dalë dhe Rama, Dako e Gjiknuri… Horrat e qeverisë nuk arrestohen, ndërsa Çili po!

356
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reagua sot për arrestimin e botuesit dhe gazetarit, Henri Çili. Vasili shprehet se në përgjime kanë dal Edi Rama, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, por ndaj tyre nuk është kryer asnjë veprim.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kur Edi Rama, Gjiknuri e deputetë dalin sheshit në përgjimet e Prokurorisë, që kryejnë krimin e blerjes së votave me furgonë të mbushur me horra – nuk arrestohen!

Kur Etilda Gjonaj bashkë me bandën e Ministrisë së Drejtësisë, falsifikojnë e mashtrojnë për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese, duke konsumuar vepra penale pa fund – nuk arrestohen!

Kur del nga përgjimet e Prokurorisë,Vangjush Dako, që bëhet njësh me kriminelë – nuk arrestohet!

Kur del sheshit, korrupsioni i ministrave tek Unaza e Re, që shkon gjer në Amerikë, – nuk arrestohen!

Kur falsifikon e mashtron Dvorani për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese – nuk arrestohet!

Arrestohet Henri Çili, se nuk duhet të arrestohen kurrsesi këta!

Në 2 mars, të gjithë në bulevard për Drejtësinë e barabartë për të gjithë!