“Lali Erin e kemi porosi nga kryeministri”, Ahmetaj batuta për Veliajn në Kongres

301
Sigal

Në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj u shpreh optimist se forca politike ku bën pjesë do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por ndërsa prezantonte procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se procesi tekniko ligjor po vijon dhe një pjesë e mirë e Bashkisë së Tiranës, do të mbarojë më 30 mars.

“Bashkisë së Tiranës ia kemi lënë 24 prillin jo më kot, se lali Erin e duam shumë dhe e kemi porosi nga kryeministri që mos ta lëmë pa gjumë siç rri edhe vetë dhe sic na lë ne, që të forcohet çik më shumë në të ardhmen.

Lali Eri e kemi vërtet porosi, nuk kam c’të bëj, ti e di që unë jam shumë i kujdesshëm me porositë që lë kryeministri” – u shpreh Ahmetaj.