Vasili: Gjermania thotë kushte, Soreka i përkthen elemente, kush e ngatërroi?

474

Nga Petrit Vasili:

Sigal

Gjermania thotë kushte, Soreka i përkthen elemente, kush e ngatërroi??

Kryesuesi i Delegacionit Europian në Tirane Soreka dje duke folur në media për Rezolutën e Bundestagut gjerman “çuditërisht u ngatërrua” dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.

Kushtet gjermane janë dhe mbeten të tilla dhe këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria ka bërë regres të rëndë e të rrezikshëm pas vitit 2017 e këndej dhe kushtet vetëm janë shtuar edhe këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria mbeti në mënyrë të turpshme pas Maqedonisë së Veriut as këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria është në krizë të rëndë politike, që Shqipëria nga faktor stabiliteti në rajon është shndërruar në gjeneruese tensioni, që Shqipëria e Edi Ramës bën votime moniste ku rilindja fiton 100% janë fakte që nuk i luan topi.

Që disa ndërkombëtarë kanë mbyllur sytë përpara zhbërjes së shtetit të së drejtës, të zgjedhjeve të lira, të lulëzimit të krimit, të trafiqeve dhe të parave të pista janë fakte që nuk i luan topi.

Të gjitha këto janë kushtet shumë të drejta dhe të forta të Bundestagut në të mirë të Shqipërisë që as nuk mund të anashkalohen dhe as mund të quhen “elemente”.

Eshtë e qartë që Soreka u ngatërrua që i quajti kushtet elemente,po përse??

Ja deklarata e Sorekes qe tha:

“Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë ” kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.”

Ja dhe përcaktimet në rezolutën e Bundestagut që flet qartë për kushte si në mbledhjen e parë hapëse ashtu edhe për shtatë kushte në Mbledhjen e Dytë që duhet të plotesohën dhe vetëm atëherë negociatat hapen dhe bashkë me to edhe kapitujt:

a “Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.

b) “Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.