Trafikoi 19 pistoleta ,10 vite burg për trafikantin suedez

519
Sigal

Përdori Shqipërinë si tranzit për të trafikuar 19 pistoleta. Krimet e Rënda dënojnë me 10 vite burg adoleshentin Suedez.

Rickard Sebastian Vall u arrestua rreth një vit më parë në pikën kufitare të Muriqanit, në linjën e autobusit Kosovë-Gjermani. Gjatë kontrollit uniformat blu të policisë kufitare gjetën në çantën e 22-vjeçarit plot 19 pistoleta “Glok” 19 mm.

Nga hetimet organi i akuzës ka zbuluar se i riu ka qenë thjesht transportues i armëve. Sipas dosjes hetimore ai ka komunikuar me trafikantë në vendin nordik dhe ka rënë dakord që të bënte transportin e tyre.

Vendimi për Vall u dha nga gjyqtari Fran Prendi ndërsa i riu kërkoi të lihej i lirë për tu rikthyer në Suedi dhe të riniste jetën nga e para.