Vasili: Dy italianë mediatikë dhe dy standardet e Edi Ramës

68

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimet e kreut të qeverisë lidhur me mediat. Vasili shprehet se botuesin italian Francesco Becchetti, Edi Rama e slmoi dhe i mbylli median në kundërshtim me ligjin, ndërsa botuesin tjetër italian, Carlo Bollino e mbështet dhe e ndihmon.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Dy Italianë mediatikë dhe KM-ja si gazi i botës me dy standarte!

Dy italianë mediatikë: Francesco Becchetti ne njeren ane dhe Carlo Bollino ne tjetren dhe ne mes eshte KM-ja me dy standarte.

Te parin e sulmon si i marrë duke shkelur cdo ligj dhe detyron shqiptaret te paguajne 120 milion euro demshperblim.

Ndersa te dytin e mbron, e mbeshtet dhe ndihmon.

Cili eshte standarti i vertete i KM-se?

Cili eshte kriteri i se vertetes mediatike per KM-në?

A ka respekt KM -ja per veten kur aplikon kaq trashe dy standarte?

Pse e shkel ligjin dhunshem KM-ja ne emer te dy standarteve?

KM-ja ne se nuk ju pergjigjet dot ketyre pyetjeve ben mire te mbylle gojen.

Qytetaret jane mjaftueshem te zgjuar dhe e kane shume te lehte te kuptojne “Arsyen” e dy standarteve te ndryshme te trasha dhe vulgare te KM-së përballë dy italianëve mediatikë”.