Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre automjete

235
Sigal

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier këtë pasdite. Fillimisht janë përplasur me njëra-tjetrën dy prej makinave, e me pas njëra prej tyre ka goditur një tjetër mjet.

Nga përplasja drejtuesit e mjeteve janë dërguar për kontroll në spitalin e Fierit.

Për shkak se njëra prej makinave ka qenë me impiant gazi, pranë vendit te ngjarjes kanë shkuar edhe punonjës të zjarrfikëses.

Nga ana e policisë kane nisur hetimet lidhur me aksidentin në fjalë.