Mbingarkesa tek Infektivi/ Ekspertja e PD: Zbatoni masat e propozuara nga Opozita

235
Sigal

Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaçi ka denoncuar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ se për shkak të mbingarkesës së sistemit shëndetësor, pacientë me COVID-19 nuk po çohen më tek Infektivi por tek Urgjenca e Sanatoriumit bashkë me pacientë të painfektuar.

Ramasaçi thekson se kjo gjë ka nisur prej mbrëmjes së kaluar dhe se kjo është pjesë e papërgatitjes së Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu ajo kujton se sot Manastirliu nuk tha se Infektivi është tejmbushur, skaneri nuk funksionon si dhe drejtori i Sanatoriumi ‘zhduket’ në momente emergjente.