Vasili: Duhen vepra jo shfaqe për përballimin e pandemisë!

363
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se qeveria “Rama” të marrë akte konkrete për përballimin e epidemisë së koroanvirusit dhe jo të bëj shfaqje pa përmbajtje në media dhe ERTV.

Përmes një video mesazhi në Facebook, Vasili shprehet se situata është serioze dhe duhet përballur me një përgjegjshmëri maksimale nga institucionet shtetërore.

“Ata që kanë marrë përsipër të administrojnë këtë situatë duhet të jenë konkret në aktet e tyre. Ne nuk kemi nevojë që kryeministri me gjuhë të papërshtatshme të bëjë shfaqje. Pandemia nuk ka nevojë për shfaqje. Kryeministri ka shumë gjëra për të mësuar nga Italia dhe më rezulton se nuk ka mësuar asgjë”,- shprehet Petrit Vasili.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat.

Video mesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:

I papranueshem sjellja e rames me te moshuarit

Duhen vepra dhe jo shfaqje per perballimin e Pandemise!(VIDEO)

Gepostet von Petrit Vasili am Mittwoch, 25. März 2020