Vasili: Asnjë hap pas, përballë maskarenjve dhe hajdutëve të Bashkisë që provokojnë Teatrin!

329
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj provokimit artistëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar nga policia bashkiake.

Vasili shprehet se qytetarët nuk do të lejojnë që prona publike të kthehet rrëmbehet në mënyrë banditeske nga kjo qeveri.

Ai thotë se anëtarët dhe simpatizantët e LSI do të jenë deri në fund në krah të artistëve, për të mbrojtur godinën.

“Asnjë hap pas, përballë maskarenjve dhe hajduteve te Bashkisë që provokojnë Teatrin! Teatri, artistët dhe qytetarët provokohen serish sot nga gangsterët e rilindjes ne Bashki. Sejmenët e megavjedhjes së ideuar nga Rama u shfaqën si provokatorë ordinerë kundër Teatrit. Asnjë nuk do të bëjë asnjë hap pas për t’jua falur Teatrin Kombëtar këtyre maskarenjve. Horrat e drogës dhe të krimit të veshur me pushtet janë lëshuar di çakej mbi kulturën, mbi pronën publike duke shkelur Ligjin dhe Kushtetutën. Çdo anëtar, simpatizant e mbështetës i LSI-së është dhe do të jetë deri në fund në krah të mbrojtësve të Teatrit Kombëtar dhe të gatshëm për çdo sakrificë në ruajtje të vlerave të identitetit të kulturës dhe të pronës publike. ASNJE HAP PAS!!”,- shkruan Vasili në Facebook.