“Popull i dënuar për të vuajtur…”/ Aktori Florjan Binaj solidarizohet me të prekurit nga tërmeti

525
Sigal

Lidhur me tërmetin dhe dëmet që shkaktoi në njerëz dhe materiale, ka reaguar dhe aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj.

Ai ka shprehur ngushëllimet për ata që humbën familjarët e tyre në këtë tragjedi por, nuk harroi të thumbojë politikanët dhe problemet që ata sjellin për vendin tonë.

Përmes një postimi në “Instastory” aktori i humorit, shkruan:

“Kjo tragjedi ishte  gjëja e fundit që i duhej këtij vëndi, të rrethuar nga fatkeqësitë, lart politikanët, anash fqinjët problematikë, posht  tëmeti, popull i dënuar për të vuajtur. Ngushëllime familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre, Zoti u dhëntë forcë atyre që mund të jenë ende nën rrënoja dhe ekipeve të shpëtimit. Sot lutemi për vëllezërit dhe motrat tona shqiptare. Sot më shumë se kurrë duhet të bëhemi bashkë!”

Ndërkohë tërmetet vazhdojnë të bien duke i bërë njerëzit të jenë në panik dhe të mos jenë të qetë!