Vangjush Dako: Krijuam një park të gjelbër për një lagje të tërë

693
Qyteti bregdetar turistik i Durrësit po shndërron pamjen e tij dita ditës, duke u bërë edhe më bashkëkohor, edhe më i bukur, por edhe më i prekshëm nga banorët dhe turistët e shumtë që e vizitojnë atë në çdo stinë. Dhe natyrisht, kjo është puna e kujdesshme e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Fasadat e ndryshuara në rrugët e qytetit, të cilat tashmë i japin një imazh të ri Durrësit, janë pasqyra më e bukur. Mirëpo që Durrësi të ketë edhe “mushkritë” ku prodhohet oksigjeni dhe relaksi për qytetarët, duhej edhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbra si edhe i parqeve, ku do të kalojnë këndshëm qytetarët orët e qetësisë. Kryebashkiaku i Durrësit, dhe kandidati për kryebashkiak i qytetit, nga ASHE-ja, Vangjush Dako, duke treguar drejtimin e duhur të së nesërmes, i shton qytetit edhe një park të ri të gjelbër, që do t’u shërbejë 26.000 qytetarëve të lagjes numër 17. Siç pohon kandidati për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, në të ardhmen ka projekte edhe për të shtuar parqe të tjera të gjelbërta, për lagjet e tjera të qytetit.
Sigal