Lulzim Basha: Tre kushte për zgjidhjen politike

577
Sigal

Lulzim Basha ka reaguar për protestën e djeshme nga opozita e bashkuar duke theksuar se ëndërra për të sunduar popullin do marrë përgjigjen e merituar.

Basha e mbyll postimin e tij në Facebook edhe me tre kushte për zgjidhjen politike, duke nënvizuar se duhet largimi i Ramës, qeveria trazitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Postimi i plotë:

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!

Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme.