Vangjel Tavo: I gjithë aparati policor ka zbarkuar në Gjirokastër për fushatën e PS, por sot ndodhi grabitje me armë

299
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Gjirokastër, Vangjel Tavo, thotë se grabitja e sotme në qytet ndodhi në sytë e ministrit të Brendshëm që është edhe kandidat i PS-së për deputet në këtë qark. Tavo nga ana tjetër, ai thotë se ky është standardi i sigurisë së kësaj qeverie të dështuar.

”Nën sytë e Ministrit të Brendshëm dhe Policisë Kriminale, SHKB-së dhe gjithë aparatit policor shtetëror që ka javë të tëra që ka zbarkuar në Gjirokastër për fushatë. Nuk ka ndodhur që nga 97-a vjedhje me armë në qendër të qytetit”,- shprehet Tavo në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.


Postimi i plotë i Vangjel Tavos: 

Çfarë sigurie kanë banorët e Gjirokastrës kur në sytë e Ministrit të Brendshëm që kandidon edhe për mandatin e deputetit, ndodh grabitje me armë në mes të qytetit?

Ky është standardi i sigurisë së kësaj qeverie të dështuar? Nuk ka ndodhur që nga 97-a vjedhje me armë në qendër të qytetit.

Nën sytë e Ministrit të Brendshëm dhe Policisë Kriminale, SHKB-së dhe gjithë aparatit policor shtetëror që ka javë të tëra që ka zbarkuar në Gjirokastër për fushatë.

Përpara syve të të gjithë juve ndodhi kjo. Çfarë dini? Çfarë keni për t’u thënë gjirokastritëve? Di gjë Policia e Shtetit për këtë grabitje me kallashnikov? Çfarë ka Policia për të thënë? Na e thoni!