Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI, në Qarkun e Tiranës, Përparim Spahiu ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Institutit Bujqësor, në Kamëz nga ku tha se Instituti është një nga zonat më të lëna pas dore.
“Hallit të legalizimit të banesave, problemeve të mëdha infrastrukturore, mungesës së ujit të pijshëm i është shtuar dhe bllokimi i rrugëve të kalimit nga projekti i rindërtimit prej Bashkisë. Fëmijët kalojnë mure që kanë bllokuar rrugët ekzistuese me shkallë të improvizuara për të vajtur në shkollë.”,- shprehet Spahiu në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë:
Në një nga zonat më të lëna pas dore, ajo e banorëve të Institutit Bujqësor.
Hallit të legalizimit të banesave, problemeve të mëdha infrastrukturore, mungesës së ujit të pijshëm i është shtuar dhe bllokimi i rrugëve të kalimit nga projekti i rindërtimit prej Bashkisë.
Fëmijët kalojnë mure që kanë bllokuar rrugët ekzistuese me shkallë të improvizuara për të vajtur në shkollë.
25 Prilli dita për t’u çliruar nga arroganca, abuzimi me pushtetin, mungesa e transparencës së projekteve që ndikojnë direkt në jetët e familjeve shqiptare.
25 Prilli dita e kthimit në normalit të parlamentarizmit dhe qeverisjes.
#votoLSI
#PërparimSpahiu5
#ShqipëriaShtëpiaJuaj



















