Vangjel Tavo: Gjendemi në një katastrofë shëndetësore. Kryeministri nuk ka asnjë strategji menaxhimi ndaj Covid-19

598
Sigal

Vangjel Tavo, ish -ministër i LSI-së

Shëndetësia falas e sektit të ‘rilindjes’ mbeti vetëm një premtim bosh e madje tallje për shqiptarët. Qeveria nuk ka arritur dot as të bëjë tamponë falas!

Gjendemi në një katastrofë shëndetësore. Nuk ka asnjë strategji menaxhimi

Gazeta Telegraf

Vangjel Tavo, ish- ministër i LSI-së në intervistën për gazetën “Telegraf”,  pohon se premtimi i kryeministrit Rama në 2013 për shëndetësi falas, u bë një tallje për shqiptarët, sidomos kjo në pendemi, ku qeveria nuk ka fonde as për tampon falas, as dorashka për mjekët, ndërkohë që ka pasuruar oligarkët. Zoti Tavo, duke bërë skenarin qeverisës të kryeministrit Rama, pohon se “Bilanci i kësaj qeveri është vetëm negativ: të parët për korrupsion, pastrim parash, trafiqe, azil, shpopullim. Të fundit në Europë për paga, punësim, klimë biznesi, ekonomi dhe zhvillim”.

Koncensionet dhe PPP-të prej qindra milionë eurosh të shpenzuara në sektorë dytësorë të sistemit shëndetësor, qytetarët dhe mjekët u lanë pa asnjë mbështetje,  oligarkët u pasuruan, qytetarët dhe bluzat e bardha u lanë në braktisje të plotë

-Zoti Tavo, pas 8 vjet qeverisje nga premtimi i kryeministrit Rama për “shëndetësi falas”, cili është sot shërbimi publik shëndetësor?

– Shëndetësia falas e sektit të ‘rilindjes’ mbeti vetëm një premtim bosh e tallje për shqiptarët. Qeveria nuk ka arritur dot as të bëjë tamponë falas, të sigurojë maska dhe doreza falas për qytetarët e madje as për mjekët. Një familje të thjeshtë duhet të paguajë me qindra euro për teste edhe për të kaluar kufirin. Gënjeshtra e “Shëndetësisë falas” doli zbuluar edhe gjatë pandemisë, ku asgjë nuk u sigurua falas për qytetarët, por përkundrazi u zhvatën edhe më shumë.  Sistemi shëndetësor është në faliment. Rastet në shtim të Covid-19 janë të papërballueshme si nga spitalet ashtu edhe i gjithë sistemi. Gjendemi në një katastrofë shëndetësore. Nuk ka asnjë strategji menaxhimi. Shëndetësia është në rënie të lirë. Fajtore është kjo qeveri e papërgjegjshme.

Sa është impakti i koncesioneve që janë dhënë në shërbimin shëndetësor publik?

– Impakti ka qenë tejet negativ. Koncensionet dhe PPP-të prej qindra milionë eurosh të shpenzuara në sektorë dytësorë të sistemit shëndetësor, ndërkohë, që qytetarët dhe mjekët u lanë pa asnjë mbështetje treguan që oligarkët u pasuruan edhe më shumë ndërsa qytetarët e thjeshtë dhe bluzat e bardha u lanë në braktisje të plotë.  PPP-të e sektit të rilindjes janë rrezik për ekonominë e vendit. Shqipëria është e para në Europë për numrin e PPP-ve. Koncensionet janë gangrena e ekonomisë dhe e qeverisjes. Më 25 prill do i jepet fund sektit të korrupsionit që favorizon

– Cilat janë gabimet e keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria e kryeministrit Rama?

– Që në nisje të pandemisë qeveria e mori lehtë situatën, duke thënë se Shqipëria nuk rrezikohet. Pastaj dëgjuam kryeministrin të shprehej se maskat nuk shërbejnë e më pas tha maskat duhen me detyrim. Pamë ushtrinë të dilte në rrugë me mitralozë, sikur virusi të ishte armik fizik lufte. U ngrit Komiteti Teknik i Ekspertëve, por prej muajsh tē tërë nuk u bë publike, se kush e drejtonte këtë komitet.  Qeveria nuk ndoqi udhëzimet e OBSH për të bërë sa më shumë testime. Sot ne renditemi vendi me numrin më të vogël të  testimeve në Europë. Sot kemi më shumë raste se në kulmin e pandemisë. QSUT dhe Spitalet tona janë shndërruar në vatra të pandemisë. E gjithë situata është jashtë kontrollit. Qeveria ka dështuar. Dështimi i saj ka rrezikuar jetën e qytetarëve shqiptarë.

-Ju si mjek, si mund ta shpjegoni, që qysh nga dita e hënë, kur qeveria vuri detyrimisht mbajtjen e maskës në vendet publike, numri i infektimeve të reja nga Covid-19 kapërceu rekordet, nga 150-170 raste në ditë, në 310 raste në ditë?

– Sepse maska nuk është strategji. Maska është vetëm një prej mjeteve mbrojtëse. Duhen sa më shumë testime si dhe të ndiqet trinomi testo-gjurmo-trajto. Qeveria e trajton pandeminë politikisht dhe jo me ekspertizë duke e lënë qytetarin në rrezikun e virusit. Gjatë pandemisë qeveria dha me koncension të gjithë laboratorët dhe sot QSUT dhe të gjithë spitalet e vendit janë pa laboratorë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Kjo është zhvatje. Pra shqiptarët sot janë të zhvatur dhe të rrezikuar ndaj edhe në mungesë së strategjisë së menaxhimit rastet po shtohen. Kjo qeveri duhet e gjitha të japë dorëheqjen.

– Zoti Tavo, bën përshtypje fakti se kryeministri Rama, programin elektoral të 25 prillit e ka filluar me premtime për aeroporte dhe rritje rrogash në janar 2021, ndërkohë nuk zë në gojë fare Shëndetësinë, Arsimin, punësimin. Sipas jush, pse? 

– Propaganda është filozofia e vetme e sektit të ‘rilindjes’. ‘Rilindja’ premton të bëjë në vitin e tetë të qeverisjes atë që nuk ka bërë gjatë shtatë viteve që kaluan. Projektet në 3D mbeten në 3D. Fjalët boshe i merr era. Asnjë arritje nuk ka kjo qeverisje. As edhe një. Asnjë bilanc pozitiv. Sfidoj çdo rilindas të përmendë një arritje të vetme gjatë qeverisjes shtatë vjeçare. Bilanci i kësaj qeveri është vetëm negativ: të parët për korrupsion, pastrim parash, trafiqe, azil, shpopullim. Të fundit në Europë për paga, punësim, klimë biznesi, ekonomi dhe zhvillim. Përpara sektit të rilindjes kishim pesë kushte për hapjen e negociatave tani kemi 15. Shëndetësia dhe arsimi janë në faliment. Bluzat e bardha dhe mësuesit të trajtuar pa integritetin që kanë dhe dinjitetin që meritojnë.  Rritja e pagave që premton qeveria është vetëm gënjeshtra e radhës që i shtohet listës së gjatë të gënjeshtrave në këto shtatë vite. ‘Rilindja’ është një sekt që duhet larguar. Vetëm me largimin e saj vendi mund të marrë frymë dhe mund të nisim të ndërtojmë të ardhmen.

Gjatë pandemisë qeveria dha me koncension të gjithë laboratorët dhe sot QSUT dhe të gjithë spitalet e vendit janë pa laboratorë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Kjo është zhvatje

– Ju mendoni se çfarë Kodi Zgjedhor, me apo pa aleancat parazgjedhore do të jenë përcaktuese në rezultatin zgjedhor të 25 prillit 2021?

– Më 25 prill Opozita e Bashkuar do fitojë 100 mandate. Ky fakt e ka frikësuar në palcë sektin e rilindjes. Kjo humbje e madhe e ka turbulluar edhe më shumë rilindjen ndaj edhe ndërmorri ndryshime kushtetuese në kundërshtim me marrëveshjen e 5 qershorit, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të aleatëve tanë Euro-Atlantik. Sekti korruptiv i rilindjes është në frymën e fundit. Ky është fakt. LSI do arrijë një rezultat spektakolar dhe Opozita e Bashkuar do drejtojë vendin më 26 prill. Fitorja e madhe është e pashmangshme. Ky është makth për këtë sekt anti-socialist, anti demokraci, anti-shtet, anti-Kushtetutë, anti-drejtësi, anti-qytetarë, dhe një shpresë për të ardhmen e vendit.

– Kjo qeveri 8- vjeçare e Kryeministrit Rama e akuzuar kaq fort nga opozita për korrupsion dhe inkriminim, a e ka bërë Shqipërinë “Tokë e djegur”? 

– Ka djegur dhe rrënuar gjithçka. Ka sjellë mjerim dhe korrupsion. Ka forcuar krimin dhe ka varfëruar shqiptarët. Asgjesoi shtresën e mesme. Rriti borxhin në ekstremitet. Pasuroi oligarkët e vet dhe zhvati një popull të tërë. Edhe gjatë pandemisë mendoi vetëm si të zhvaste edhe më shumë.  ‘Rilindja’ tradhëtoi edhe sociliastët e thjeshtë. Zero vende të reja pune. Madje mbylli edhe mijëra prej tyre. Turpëroi vendin në sytë e botës duke na renditur në vendin më të korruptuar në Europë.  ‘Rilindja’ la pas një tokë të djegur të cilën do duhet ta nisim e ta ndërtojmë dhe zhvillojmë. Ndaj edhe më 25 prill ajo do ndëshkohet me 1 milionë shuplaka. Pjesa më e madhe e shuplakave do jenë nga vetë socialistët.

– Opozita premton për fushatën elektorale ulje taksash, rritje rrogash, investime publike, ulje borxhi. Si do realizohen këto premtime nga qeveria e opozitës nëse fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit? 

– Qeverisja e re do e ndryshojë filozofinë e qeverisjes në shërbim të oligarkisë duke e vënë atë në shërbim të qytetarit. Në këto shtatë vite qeveria e ka trajtuar qytetarin dhe biznesin si armik. Duke e goditur dhe penalizuar për ta shtrydhur gjer në palcë. Qeverisja e re do e trajtojë qytetarin, fermerin dhe biznesin si partner duke i përmbushur të gjitha nevojat që kanë pasi mirëqenia e qytetarit, punësimi, zhvillimi i biznesit sjellin më shumë të ardhura në buxhet dhe ekonomi. Kjo ndikon në zhvillimin e vendit. Paketa fiskale e favorshme për biznesin i jep hov zhvillimit. Subvencionet në bujqësi i japin hov prodhimit. Politikat e ndershme me biznesin e madh shton punësimin. Krijimi i një klime të favorshme biznesi thith investime.  Pagat do rriten për mjekët, mësuesit dhe shumë kategori të tjera të rëndësishme, dhe paratë që prej shtatë vitesh u kanë shkuar oligarkëve do u kthehen qytetarëve. Shqipëria nuk është një vend i varfër por vetëm i vjedhur. Vjedhja më e madhe që u është bërë shqiptarëve është gjatë qeverisjes së sektit të rilindjes. Një qeverisje e popullit, nga populli dhe për popullin. Kjo do jetë qeverisja e ardhshme e cila do e nxjerrë vendin nga mjerimi, rrënimi ekonomik dhe toka e djegur që la pas sekti korruptiv i ‘rilindjes’.

– Faleminderit!