Drejtuesi i LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo, në orët e para të ditë së sotme u është drejtuar me një mesazh për qytetarët.
Tavo u bënë thirrje banorëve të qarkut Gjirokastër që të drejtohen masivisht drejt kutive të votimit.
Mesazhi i Vangjel Tavos në Facbook:
Të nderuar motra e vëllezër, miq, të rinj e të reja, banorë të qarkut të Gjirokastrës,
Votoni masivisht sot.
Votoni që të hedhim pas krahëve këto vite të tmerrshme dhe shkatërrimtare dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për ju dhe familjet tuaja.
Votoni të lirë dhe me ndërgjegje.
Vota juaj është frika e pushtetit.
Tregoni krenarinë dhe dinjitetin që e karakterizon qarkun tonë.
Votoni. Sot nis NDRYSHIMI. Sot është dita e FITORES SË MADHE!
Përzemërsisht,
Vangjel Tavo