Xhelal Mziu: Luznia, një zemër e madhe në zemër të Dibrës– Koha për ndryshim,dinjitet dhe zhvillim të merituar!

42
Sigal

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu në një takim të ngrohtë e me energji pozitive, u prit me entuziazëm nga banorët e Luznisë.

Ai e cilësoi këtë zonë si “një zemër të madhe në zemër të Dibrës”, duke theksuar vlerat e sinqeritetit, përkrahjes dhe dëshirës së fortë për një të ardhme më dinjitoze.

Mziu bëri thirrje të qartë për pjesëmarrje në votime, si një hap vendimtar drejt ndryshimit dhe zhvillimit të merituar. Ai falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se rrugëtimi i tij vazhdon me zemër e përkushtim për Shqipërinë Madhështore.

Postimi i plotë:

Luznia, një zemër e madhe në zemër të Dibrës!                                                                 Një takim i ngrohtë, plot mikpritje e energji pozitive me banorët e Luznisë. Fjalët e tyre të sinqerta, përkrahja dhe shpresa për një të ardhme më të mirë janë frymëzim i vërtetë.Luznia flet me zë të qartë: është koha për ndryshim, për dinjitet dhe për zhvillim të merituar!Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Rrugëtimi vazhdon me zemër e përkushtim!        Voto 1