Ultimatum i Bashkimit Europian/ Nuk do financohen më qeveritë jo demokratike, që shkelin të Drejtat e Njeriut dhe manipulojnë zgjedhjet

309
Sigal

 

Dhunimi i të drejtave demokratike, mos-respektimi i shtetit ligjor, keq-qeverisja, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk do të tolerohen më nga BE. Qeveritë jo demokratike, qeveritë që shkelin të drejtat themelore ku e drejta për zgjedhje të lira dhe të ndershme është A-ja e demokracisë, nuk do të mbështeten me financime nga BE. Ky paralajmërim duhet të jetë një këmbanë për Ramën, i cili qeveris me mentalitet arrogant, ndërsa qeveria e tij rezulton e pa ditur, e pa përgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur. Pak ditë më parë shumë europarlamentarë ju drejtuan me një kërkesë publike znj.Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian të BE-së dhe Kancelares Merkel si Kryetare e Këshillit Europian. Kërkesa e euro-parlamentarëve thekson se “Ka ardhur koha për të rritur luftën kundër erozionit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore në zemër të BE-së”, -thanë drejtuesit e partive të PPE, socialdemokratëve, liberalëve dhe të të Gjelbërve në Parlamentin Europian.