Analizë nga Ing. Ahmet Çollaku / Nafta, detonatori i ndezur para latinëve të Ramës

709
Sigal

 Qeveritarët tanë për pushtet u  falin të huajve jo vetëm detin, por gjysmën e Shqipërisë. Çamëria dhe pse grekët ditën sjellin lule dhe natën hapin transhe.

 

Ҫdo Franca në Mesdhe?  

Mos ia vini re Ramës, thotë avokati, ai tani është një fakir…Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë. Gjithçka bëhet për naftë. Nafta është gjak, energji, parfum. Na kanë grabitur dhe  vjedhur boll. A keni qenë  në Shën-Naum? Shkoni ta  vizitoni. Po Ҫamëria ku është? Miku im, Abedin Teme, qarë përditë për Ҫamërinë. Si puna ime, për Arbllokun, në krye të Rajcës, ku kam arat e mia të rrethuara me lajthi. Ma  grabitën serbët.  Për dreq, nuk po më lë rehat kjo Marrëveshja për Detin tonë.  Ftesa Greke për marrëveshjen detare, është shumë më e keqe se Covidi-19, se kolera Spanjolle, se Berisha, se Rama… Rama?!  Sharlatan i  pa parë. Kujtoni këngën “Figaro lartë/  Figaro poshtë”, ai i di të gjitha, bën  sikur s’e njeh  naftën, gjeologët, naftëtarët. Deri më sot nuk ka bërë asnjë takim. A ju kujtohet çfarë tha Rama kur shkoi për fushatë votimesh në qytetin e Patosit në vitin 2013? As një pikë nafte nuk do t’u lemë të huajve. Tani po flet edhe  Berisha, ai që duhej të ishte varur me kohë. Berisha Mur  Berlini. Shumë flasin për Marrëveshjen Detare me Greqinë, për litoralin Jon. Jo ashtu, jo kështu. Ҫuditërisht, specialistët dhe kopetentët e kësaj fushe  nuk dëgjohen. Unë dua  të  dëgjoj specialistët e detit,  jo politikanët apo gjeopolitkanët.  Edhe gjeologët, si fosilet, nuk flasin! Kjo luftë bëhet për kontinentin “Mavi Vatan”.  Fqinji këtu afër ngjitur me ne me tokë dhe det, na ka ndryshuar emrat, tani duan  të  na  vjedhin detin, dhe… poshtëdetin, naftën dhe reliket ujore latine, Ilire. Ne shqiptarët e  kohës  latine, autoktonë, të vrasim po na preke një ferrë, po nuk na bëhet vonë se  na marrin detin, apo naftën, atë  që e kemi zbuluar vetë, dhe atë që është e pa zbuluar. Qeveritarët tanë u luten të huajve t’i ndihmojnë  të vijnë  në pushtet, pa u japin  gjysmën e Shqipërisë… Kryeministri Rama deklaroi se shteti i Greqisë po ushtron të drejtën për kufirin detar që buron nga Konventa e së Drejtës për detin. Qindra shqiptarë e pyesin Ramën, përse nuk kërkon  Çamërinë? Ku është e drejta e Konventës Ndërkombëtare për Ҫamërinë? Kryepeshkopi Anastas Janullatos është metropol,  antenë në qendër të Tiranës. Eh, ku je Enver Hoxha! Petromanasi Kanadez  u  shartua me  Kinezët. Të parët vodhën sa deshën dhe ikën. Pyesni naftëtarin  Maksim Shuli t’u thotë sa  barela  na  kanë vjedhur. Miliarda. Këta të fundit, kinezët, flasin me herioglife. Herioglifet janë alfabet sekret. Kështu thuhet në enciklopedi.  Kjo Marrëveshje u la  në heshtje që nga viti 2009 kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Ky ishte Pakt i fshehtë për pushtimin e Jonit të shqiptarëve thotë Koloneli Pashaj.  Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare. Por, Detin Jon nuk na i marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë…

 

Atdhetarë, mos u mërzitni, kemi  miq  “Burra shteti” që na duan shumë, që  thonë se kanë dëshirë të  rikthehen në Shqipëri. Këtë herë  me pushime, ndërkohë që ne duam të   largohemi. Ky i pakorruptuari, i gjati që bën çdo ditë  paradë mode, citon, pikturon, pra ky me çitjane, me frak, me shallvare, ky që gjoja do të rregullojë Bjellorusinë, Europën dhe  botën, por që  s’rregullon dot  Shqipërinë, thotë emigracion ka në të gjithë botën… Herë në Paris, herë  Gjermani, herë në Lindje a Perëndim, herë me atlete të kuqe, herë zbathur fare… Sa herë udhëtoi jashtë shtetit Enver Hoxha? Sa e pasur qenka kjo Shqipëri! Luftërat në det i dashur Frrok, nuk bëhen për lavdi dhe pushet, por për Naftë! Vini re, anija  turke “Oruç Reis”,  shoqërohet me  pesë luftëanije. Shqipëria dikur në sqetull të Turqisë, pastaj në sqetull të Rusisë, pastaj në sqetull të Kinës, tani në sqetullë të…  Detonatori naftës është ndezur nën “Mavi Vatan”. Është ndezur nëndet. Miq, tani nuk behet luftë për ishuj, bëhet luftë për naftë. Nuk ka ndonjë ndryshim grabitja e naftës në tokë, me grabitjen e naftës poshtë oqeaneve, detrave. Në tokë nafta është pushtuar me kohë, kurse në det ndyshon puna. Poshtë detit fshihen shumë mistere. Asnjë  naftëtar  nuk denjon të thotë dy fjalë për detin, për gjelogjinë, për ato 6  apo 12 milje detare.  Ka dy llojë milje, milje tokësore dhe milje detare. Si puna e njerzëve, ka njerëz të mirë dhe të këqij, të shitur, kodoshë, sikurse gazetarë të mirë si Frrok Ҫupi ka pak. Naftëtarët, këta  të  “Armatës…”,  reklamojnë titujt, por nuk shkruajnë asnjë fjalë për naftën tonë të ardhshme. Ata që janë në qeveri pranë Ramës, lëshojnë plumba kundër kolegëve. Dikush m’u hakërua, “plumbin do ta nxjerrë me plumb më tha!”

Miq, nuk është fjala për ujin e  kripur të  detit, fjala është  ç’bëhet poshtë ujit. Është një shkencë që quhet Oqeanografi e cila prognozon naftën e ardhshme. Poshtë ujit studion sizmika, mbretëresha që përcjellë dhe merr  sinjale në gjithë botën. Në siperfaqe është e hapur abetarja e gjeologjisë.

Grekërit kërkojnë të rilevojnë ujrat shqiptare… 

Kjo është luftë e tretë. Lufta për naftën ka shkrepur në onshore dhe offshore që para latinëve të Ramës. Nga platformat e naftës në det lëshohen edhe raketa. Qeveria greke ka vite që flet për rezerva nafte në det, se me ato të ardhura do të kalojë dhjetëra kriza, qeverira, se do ndërtojë plot ura të lidhë 3000 ishujt e saj.

Kjo është nafta. PETROLEUM. 

Po çështja  Ҫame kur do të zgjidhet? Ҫështja Ҫame thonë  është mbyllur. Grekërit ditën sjellin lule, kurse natën hapin trashe. Covid-19, nuk është asgjë përpara naftës. Formula kimike e naftës, është  Blood of the Earth! Nafta nuk pyet për BE, NATO, ajo prish qindra marrëveshje, organizata, këshilla, OKB, parti, kontinente, grup prostitutash… Shumë njerëz akoma nuk e dinë  se Hitleri luftën me Rusinë e bëri për naftë!!  Shelfi kontinental do të jetë fronti luftës së re. Shtetet, si njerëzit, kundër njëri-tjetërit. Këto ligje dhe dispozita të reja, ky oreks për naftë, do lëvizë kombe, kufij, pseudo demokraci…Mund të fabrikojmë shumë gjëra, po  naftë nuk prodhojmë dot. Ka naftë organike, por nuk ka naftë inorganike. Gjaku është organik.  Shqipëria është, afër  me Detin  Egje, Detin Jon,  me Mesdheun Lindor, e  Perëndimor, afër me ishujt grekë. Sa shumë ishuj paska kjo Greqi!  Sikur të  ketë  shpërthyer një bombë atomike e nëndheshme…A e vutë re, pa u hapur mirë kjo Shqipëri komunsiste, kompani të huaja u vunë në  maratonë, kush të arrijë e para në Shqipëri.  Ju turrën detit dhe e ndanë  në blloqe. Kështu  kompanitë e huaja sizmike detare, me liçencë apo pa liçencë, e prenë ujin e Adriatikut dhe Jonit me shpatë, e ndanë në disa blloqe, siç ndahet një  tortë  dhe  shpejtë e shpejtë bënë  punime sizmike. Më pas shpuan edhe  puse, u morën  të dhëna,  prerje sizmike. Tani, fondet e naftës shqiptare janë jashtë Shqipërisë. Ne shqiptarët,  kemi në dorë,  çelsat e kashtës.