Oerd Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese ka vdekur

705
Sigal

Nga: Oerd Bylykbashi

Deputeti i PD-së , Oerd Bylykbashi thotë se procesi i vetingut po zbatohet me dy standarde dhe se po bëhet selektivitet politik, ndërsa akuzon kryeministri Rama se po tenton të kapë sistemin e drejtësisë. “Gjykata Kushtuese është themeli i garantimit të së drejtës dhe shtetit ligjor, dhe kur bie themeli, ngrehina ka rënë. Sot Gjykata Kushtetuese është e vdekur, kanë lënë kryetarin për ta mbajtur derën hapur. Po kështu situata paraqitet e vështirë edhe më Gjykatën e Lartë. Por për një vit mund të kemi probleme edhe me Gjykatën e Apelit për shkak të vetingut, pasi shumë gjyqtarë mund të rezultojnë të korruptuar. Nëse ata largohen nga sistemi, atëherë gjykatat e nivelit të parë duhet të ulin tempin, pasi s’do ketë apel.

E nëse kjo ndodh, ku do të drejtohen qytetarët për çështjen e tyre? Ndaj kjo do të sjellë në rënie të sistemit të drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës nuk është një organ kushtetues, dhe ne që në fillim kërkuam që votimi mos të bëhen me shumicë të cilësuar, me 3/5. Kjo u bë me qëllim kapjen, pasi synojnë të çimentojnë kapjen e Shkollës së Magjistraturës. Kjo sepse kjo shkollë do të krijojë fidanët e gjyqtarëve të ardhshëm. Ne nuk do ta lejojmë që Rama të kapë sistemin e drejtësisë. Për këtë mban të bllokuar edhe ngritjen e SPAK”, tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.