U thirr për të raportuar në komision, Lleshaj u përgjigjet deputetëve: Ftesat duhet të mbërrijnë në kohën e përshtatshme

567
Sigal

Deputetët e opozitës thirrën dje në një interpelancë urgjente ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për ndërhyrjen e policisë në fakultete.

Por ministri i Brendshëm nuk ka pranuar që të paraqitet në komision, ndërkohë që as deputetët e maxhorancës nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.

Deputetja Albana Vokshi u shpreh se bojkotim për të disatën herë dhe refuzim i Ministrit të Brendshëm për tu paraqitur për një çështje shumë problematike, akt antikushtetues.

“Refuzimi i ministrit një fyerje e rëndë për Kuvendin dhe deputetët e komisionit.”- u shpreh Vokshi.

Nga ana tjetër ministri Sandër Lleshaj me anë të një njoftimi drejtuar deputetëve të opozitës shkruan se nuk është dot i pranishëm për shkak të agendës.

Më tej Lleshaj i ka bërë vërjetje deputetëve ku thekson se duhet që ftesat të mbërrijnë në kohën e përshtatshme, më qëllim që ato të përfshihen me përparësi në agendën zyrtare.

Duke ju falenderuar për ftesën për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Edukimit dhe mjetet Informimit Publik me duhet t’ju bëj me dije se për shkak të angazhimeve të tjera të parashikuara në agendë, e kam të pamundur pjesmarrjen.

Lutem që të mbani në konsideratë që, në rastet e tjera kur prania e Ministrit të Brendshme në mbledhjet e komisionit konsiderohet nevojshme, duhet që ftesat të mbërrijnë në kohën e përshtatshme, më qëllim që ato të përfshihen me përparësi në agendën zyrtare.”– shkruan Lleshaj.