U sekuestruan 60 milionë euro pasuri, Yuri Kim: SPAK dënoi kriminelët, pjesë e dosjes famëkeqe 339

38
Sigal

Pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, vjen reagimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ambasadorja shkruan se SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion euro dhe ky është një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë.

“Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, – shkruan më tej Kim.

 

Postimi i saj i plotë:

Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar.