Rummenigge: Flick nuk do të marrë drejtimin e Gjermanisë

87
Sigal

CEO i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për mediat gjermane rreth së ardhmes së trajnerit Flick, i cili është përfolur se do të largohet në fund të sezonit. Ai është i preferuari i Federatës (DFB) për të zëvendësuar Joachim Low në stolin e kombëtares, por Rummenigge qetëson tifozët e Bayernit.

“Hansi është një trajner ambicioz dhe dëshiron të fitojë të tjerë trofe me ne. Ai ka fituar gjithçka, por është e rëndësishme të jetë i uritur për të arritur suksese të tjera. Ai ka një nisur një rrugëtim të suksesshëm te Bayerni, jemi në rrugën e duhur.

Ai do të jetë trajneri ynë edhe sezonin e ardhshëm, është 100% e sigurt. Bierhoff u shpreh se nuk është i çmendur të përjashtojë Flick si kandidaturë për Gjermaninë. Oliver gaboi me atë që tha. E cilësoj të padrejtë qëndrimin që mbajti ndaj Joachim Low, trajnerit aktual të kombëtares“, – theksoi Rummenigge.