Drejtuesi politik i PD për qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, së bashku me anëtarët e tjerë të PD, prezantuan në Kryesi kandidatët për deputetë, znj. Matilda Qurku dhe z. Skënder Muço, për zonën Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.
Ai njoftoi gjatë takimit të sotëm organizmin e një takimi masiv me pjesëmarrjen e demokratëve dhe simpatizantëve të PD–Aleancës për Shqipërinë Madhështore, brenda javës së ardhshme me Kryesinë e Degës PD Sarandë, deputeten e Sarandës dhe drejtuesen e grupit të punës për Sarandën, znj. Ina Zhupa, së bashku me kandidatët.
Postimi i Plotë:
Sot, më datë 21.03.2025, së bashku me Drejtuesin e fushatës në Vlorë dhe njëherazi kandidatin për deputet, z. Atird Hoxha, Kryetarin e Partisë Demokratike, Dega Sarandë, z. Shpëtim Ahmeti, dhe Sekretarin Politik të Degës, z. Ibrahim Barjami, prezantuam në Kryesi kandidatët për deputetë, znj. Matilda Qurku dhe z. Skënder Muço, për zonën Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.
Kryesia e degës njëzëri shprehu mbështetjen për kandidatët, besimin në fitore dhe angazhimin maksimal për të punuar për triumfin e 11 majit.
Në mbledhje diskutuan Kryetari i Degës Sarandë, z. Shpëtim Ahmeti, Sekretari Politik, z. Ibrahim Barjami, ish-kryetarja e PD Sarandë, znj. Manjola Cikuli, si dhe një nga themeluesit e degës, z. Gogo Kolagji.
Gjithashtu, përshëndetën Kryetarët e Degëve Finiq, Shkëlqim Iljazi, dhe Konispol, Farudin Lame.
Brenda javës së ardhshme, Kryesia e Degës PD Sarandë, deputetja e Sarandës dhe drejtuesja e grupit të punës për Sarandën, znj. Ina Zhupa, së bashku me kandidatët, znj. Matilda Qurku dhe z. Skënder Muço, do të organizojnë një takim masiv me pjesëmarrjen e demokratëve dhe simpatizantëve të PD–Aleancës për Shqipërinë Madhështore.




















