Tritan Shehu: Zj.Felaj po behet zedhenese e paralajmeruese e nje gabimi fatal te maxhorances!

453
Mbreme Zj.Felaj dha sinjalet e para qartesisht negative te “vullnetit” te maxhorances, per te rrezuar rezolutat, qe i vene emrin “Genocid” krimeve serbe ne Kosove ne vitet 1998-99, i denojne ato e kerkojne veprime e reagime te aresyeshme ndaj atyre, duke i “agresuar” ato.
Se pari desheroj t’i kujtoj Zj.Felaj se asnjehere deri me sot Shqiperia nuk ka zyrtarizuar termin “genocid” ndaj atyre krimeve, gje qe e ka realizuar Kuvendi i Kosoves ne vitin 2019.
Kjo eshte tentativa e pare zyrtare qe po behet ne kete drejtim.
Se dyti Zj.Felaj, me dashje apo pa dashje, nxjerr shkakun e ketij qendrimi drejt refuzimit te maxhorances:
–Pikerisht lidhjet, vartesine nga Vucic, reinien nen presionin e tij, kur ajo deklaron se nje veprim i tille bije ndesh me nismen vuciciane te “Ballkanit te hapur” ose “Jugosllavia e Re.
Pa dashur sot te hy ne debat per ate nisme, qe kerkon tu kundervihet nismave europiane, une desheroj t’i kujtoj Zj.Felaj se asnje bashkepunin rajonal nuk mund te jete i sukseshem, gjithe perfshires e afat gjate, nqs Serbia nuk pranon krimet e kryera ne Kosove e me gjere, duke kerkuar se paku falje per ato, pa u vene atyre emri i vertete.
Per kete mjafton qe Zj. Felaj te rilexoj ate cfare i tha edhe Z.Boreli pak jave me pare Kryeministres se Serbise, pikerisht ne Beograd.
Ne keto kushte do te ishte e pa faleshme qe deputetet sosialiste te Kuvendit te Shqiperise te perdoreshin kunder interesave tona kombetare e te lejonin rrezimin e kesaj tentative dinjitoze, ne respekt te te drejtes e vlerave, e domosdoshme per forcimin e stabilitetit edhe ne Rajonin tone.
Sigal