Toska takime në Cërrik dhe Selitë: Infrastruktura rrugore dhe bujqësore, prioriteti ynë

560
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” , për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska i shoqëruar nga Sekretari Politik Edmond Haxhinasto, si dhe personalitete të së majtës, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës së Selitës. Kandidati Toska ndau me ta vizionin për të hapur vende të reja pune në bujqësi dhe deklaroi se kjo zonë, do të marrë vëmëndjen që i takon për më shumë punësim duke subvencionuar prodhuesit dhe jo tregtarët, pasi ai do të sigurohet që cdo gjë të eci në rrugën e duhur, nga rritja e prodhimit deri tek shitja me çmim më të mirë. Kandidati i koalicionit të majtë u shpreh se do marrë zgjidhje edhe problemi i ujit të pijshëm dhe problemet që kanë me ujësjellësin,kanalet kulluese dhe ato të vaditjes, si dhe infrastruktura rrugore. 
“Kjo është zonë e begatë bujqësore dhe si zonë e begatë, unë ju siguroj një gjë; vlerësimin e punës suaj këtu. Vlerësimin e produktit bujqësor të zonës. Do t’ju siguroj lidhjen e produktit me Selitë. Do t’ju sigurojmë që subvencioni të shkojë tek prodhuesi, dhe jo tek tregtari. Do bëj çdo gjë që t’ia vlejë të merresh me bujqësi”, tha Toska.
Gjithashtu, Sekretari Politik Edmond Haxhinasto, kërkoi mbështetjen e të gjithë banorëve për një jetë më të mirë. “Nuk do e merrja kurrë guximin, po e them sinqerisht këtu, që të përkrah një kandidaturë të gabuar , por unë mendoj se duke krahasuar dy kandidaturat që kemi përballë, mendoj që të ardhmen tonë, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tanë duhet ta shohim me fitoren e bashkisë nga Altini, sepse me Altinin nuk fiton ai, por fitojmë të gjithë ne”, u shpreh Haxhinasto.
Tjetër takim i kandidatit Toska ishte dhe ai me banorët e lagjies nr 2 në Cërrik, ku u trajtuan problematika të ndyshme. Banorë të kësaj lagjieje iu premtua se do të dëgjohet cdo problem, si dhe do t’u jepet zgjidhje cdo shqetesimi qytetar.Investimet në Infrastrukturë, Ujësjellës, Shëndetësi.Politikat e punësimit dhe strehimit do të jenë prioritet gjatë mandatit 4 vjecar,si dhe politikat sociale për shtresat në nevojë do të jenë kryefjala e cdo dite në Bashkinë e re .
Sigal