Toni Blair drejton mbledhjen e Qeverisë, Rama: Faleminderit Kryeministër!

528
Sigal

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe drejtoj dje mbledhjen e Qeverisë shqiptare, i ftuar nga Kryeministri Edi Rama. Kreu i Qeverisë shqiptare e quan “kryeministër”, Blerin, në njoftimet e tij, nisur nga fakti se, e ka zgjedhur si këshilltar të Qeverisë së tij. Duket se, mbledhja jashtë radhe e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dje, nën drejtimin e Bler, ka qenë mbresëlënëse, pasi në përfundim, Kryeministri Rama, ka lënë një mesazh në Tvvitter. “Një mbledhje informale e Qeverisë me Kryeministrin Tony Blair për arritjet, problemet dhe objektivat e gjysmës së dytë të vitit,” – shkruante Rama në Tvvitter, paradite. Ndërsa, pas përfundimit të mbledhjes, ai i konsideron si një “privilegj të jashtëzakonshëm, orët e frytshme që sapo kaluam në kabinet”, duke e mbyllur sërish njoftimin me “faleminderit, Kryeministër!”. Ardhja surprizë e Blerit vjen në një moment të rëndësishëm për integrimin e vendit, vetëm pak ditë para vendimmarrjes për statusin, po kështu dhe pas një aksioni të bujshëm të shtetit në Lazarat. Toni Bler është këshilltar i Qeverisë “Rama”, marrëveshje kjo e firmosur që para zgjedhjeve të qershorit, rezultati i të cilave riktheu të majtët në pushtet.