Tirana mikpret Ministerialin euro-ballkanik të Ministrave të Ekonomisë/ Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa rajoni ka nevojë për BE-në

31
Sigal

Ministeriali euro-ballkanik i Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni po mbahet këtë të martë në Tiranë, me me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.

Ky ministerial zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, me pjesëmarrjen e mbi 20 delegacioneve të nivelit të lartë.

Fjalën e tij, kryeministri Edi Rama e nisi me integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Shohim me interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më syhapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka për Bashkimin Europian. BE ka nevojë për BP, po aq sa BP ka nevojë për BE. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE që të diskutojmë rreth temave më thelbqësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë lidhjen me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE. Do të duhet të diskutoj për diçka krejt të re, që edhe njëherë 5 vjet më parë, ishte e papërfytyrueshme. Planin e ardhshëm të BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE ndërkohë që për procesin e integrimit çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta të shtëpisë”, u shpreh kryeministri.

Sipas kryeministrit, nga heqja e barrierave mes vendeve, kanë përfituar 600 shoqëri tregtare dhe kjo është një ndër arritjet e rëndësishme e Procesit të Ballkanit.

“6000 shoqëri tregtare kanë përfituar nga aktiviteti i nxitjes së tregtisë. Nga të gjitha heqja  barrierave jo tarifore, nga ngjarjet e përbashkëta të cilat kanë përfshirë shoqëri tregtare sidomos dhe mbështetje për qasjet e BE-së në raport me Tregun. Gjithçka që bëjmë së bashku është të përfitojmë në terren për njerëzit që kanë nevojë të lëvizin më lirisht”.