U mbyt në lumë me varkë/ Ja kush është adoleshenti që humbi jetën

444
Sigal

Një i ri është mbytur në ujërat e lumit Drin pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 kur tre të rinj të moshës rreth 18 vjeç kanë qenë duke lundruar në lumë me një varkë me ajër nga këto që shiten rëndom në dyqanet online.

Mësohet se adoleshenti ka rënë nga varka dhe ka humbur jetën.

I riu është identifikuar dhe është Edison Zuna, 18 vjeç, nga qyteti i Peshkopisë.

Dyshohet se të rinjtë janë nisur nga ura e Topojanit dhe kur kanë mbërritur tek ura e Telit poshtë fshatit Gradec mund të ketë rënë nga varka për shkak se lumi bëhet i rrëmbyeshëm.

Trupi i viktimës është gjetur dhe është nxjerrë rreth 5-6 km më poshtë në fshatin Selane nga disa pushues.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.