Rikhehet Rihanna, ja surpriza që ka rezervuar për fansat…

268
Sigal

Albumi i ardhshëm, “R9”, është pothuajse gati dhe Rihanna u premtoi fansave se ia ka vlejtur pritja. Në një intervistë për ”Access Online”, këngëtarja shpjegoi pse ka qëndruar kaq gjatë larg muzikës.

“Mezi po pres që të publikoj diçka për të cilën jam vërtet krenare dhe e lumtur. Me siguri që do të jetë shumë më shpejt nga sa mendojnë fansat e mi, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse kam mjaftueshëm stres dhe pyetje për ‘R9’.”

Rihanna shpjegoi se e njëjta gjë ndodhi edhe përpara publikimit të albumit “Anti” në vitin 2016. Riri foli edhe për Entertainment Tonight dhe zbuloi se për albumin e ri ia ka vlejtur pritja.

”Unë gjithmonë jam duke u marrë me muzikë. Gjithnjë kam punuar për muzikën. Kur të jem gati, do t’i publikoj [këngët]. Nuk do të zhgënjeheni. Nuk mund ta nxjerr albumin thjesht sepse njerëzit e presin. Zgjati kaq shumë, do sigurohem që t’ia vlejë”.