Rita Ora, ndër 10 këngëtaret më të dëgjuara në Britani

301
Sigal

Rita Ora është një nga këngëtaret më të dëgjuara në Britaninë e Madhe për vitin 2019. Ylli i popit është renditur në vendin e shtatë, duke lënë pas grupet e njohur Coldplay dhe Maroon 5. 29-vjeçarja ka falenderuar fansat e saj për mbështetjen thuajse 10-vjeçare. “Faleminderit që dëgjoni dhe kërceni me këngët e mia”, shkruan Ora në një postim në Instagram, duke njoftuar se këngë të reja do të vijnë se shpejti. Lista me 10 artistët më të dëgjuar në Britaninë e Madhe kryesohet nga Ed Sheeran. Ndërkohë në një postim tjetër, bukuroshja bionde, e cila është gjithnjë shumë aktive në rrjetet sociale, edhe kësaj here nuk i ka zhgënjyer fansat e saj, kryesisht ata meshkuj, me fotot që ka bërë publike në Instagram.