‘Thirrje biznesmenëve, mos vazhdoni këtë lojë se dhe 9 muaj janë’, Kryemadhi: Rruga Milot-Fier do të anulohet, tentativë e Ramës për të tërhequr vëmendjen

312
Sigal

Shpallja nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Transporteve, Belinda Balluku e projektit të rrugës Milot-Fier për Monika Kryemadhin është një tentativë për të tërhequr vëmendjen nga problematikat e përditshme. Ajo tha se kryeministri Rama nuk e tenderon dot rrugën brenda këtyrë 9 muajve por edhe sikur ajo tha se ky koncesion ashtu si dhe koncesionet e tjera do të anulohet nga opozita. Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë firmave që mund të marrin pjesë në këtë garë, që të mos bëhen pjesë e kësaj loje.

• Ju gjatë 3 viteve të fundit keni sulmuar koncensionet si opozitë dhe ato marrëveshjet PPP që ka dhënë qeveria shqiptare por ndërkohë po tenderon një tjetër koncension kjo qeveri. Atë të rrugës Milot – Fier, ju si do të reagoni?
Unë them që Z. Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problematika shumë të mëdha që ka personale të vetat, në politikën e brendshme dhe të jashtme shqiptare. Çfarëdo tenderimi që është, është një gjobë që mund t’ua marrë kompanisë që do ta fitojë por jam e bindur që mjafton të lexoni letrat. Jo vetëm që do të kthehet mbrapsht sepse edhe zoti Basha e ka bërë të qartë që është një nga pikat kryesore të opozitës që çdo koncension do të kthehet mbrapsht, por e dyta është që unë u bëj thirrje personave që do të hyjnë në këtë skemë. Të mos vazhdojnë më lojën sepse edhe 9 muaj ka ngelur, më pak se 9 muaj. Zoti Rama nuk bënte dot tenderimin e regjistrimit të votuesve në sistemin biometrik dhe thonte, “Nuk e arrijmë dot për 18 prillin.”, do të arrijë tenderimin e 1.2 miliardëve të një autostrade të tillë. Unë mendoj se është thjesht një shfokusim të opinionit publik. Ai e di shumë mirë që buxhetin e ka bosh, ai e di shumë mirë që të ardhurat në tatime dhe në dogana janë zero.