Instagram me risi të reja, ja si do të duket rrjeti social së shpejti

307
Sigal

Instagram po teston një format të ri për platformën e tij, i cili mund t’i vendoste ‘Stories’ në krye dhe qendër të faqes. Raportet tregojnë se rrjeti social po punon me këtë buton të ri që do të mundësojë shikimin e disa ‘story’ njëkohësisht. Tashmë përdoruesit nuk do të kenë pse të shfletojnë shumë gjatë për të parë ato që kanë postuar miqtë e tyre, por mjafton të klikojnë një buton të vetëm. Gjithashtu, nuk do të ketë më vetëm një rresht me to, por dy. Ky tipar i ri po vihet në testim dhe ende nuk dihet kur mund të aplikohet.