Testimi i mjekut të familjes/ Vasili: Qeveria u kujtua si kofini pas të vjelit! (VIDEO)

369
Sigal

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në betejën për koronavirusin do të përfshihet edhe mjeku i familjes, si dhe do të porositen 30 mijë teste të tjera.

Masat e deklaruara sot janë kërkuar prej javësh nga opozita, si e vetmja mënyrë për të mbajtur nën kontroll epidemisë. Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se reagimi i sotëm i qeverisë është i vonuar.

“Si kofini pas te vjelit! Pse qeveria refuzoi dhunshëm testimin dhe përfshirjen e mjekut të familjes të kërkuar me insistim nga ne?? Pse humbën me vetëdije kohë kaq të çmuar në kulmin e pandemisë? Të pranojnë që vepruan marrëzisht dhe të marrin përgjegjësitë, që u rëndojnë përpara shqiptarëve. Të përfshish sot mjekun e familjes dhe te porosisësh sot 30 mije teste është si kofini pas të vjelit”,- shprehet Vasili në një videomesazh në Facebook.

Si kofini pas te vjelit!

Si kofini pas te vjelit! (VIDEO).Pse qeveria refuzoi dhunshem testimin dhe perfshirjen e mjekut te familjes te kerkuar me insistim nga ne ??Pse humben me vetedije kohe kaq te çmuar ne kulmin e pandemise?Te pranojne qe vepruan marrezisht dhe te marrin pergjegjesite, qe u rendojne perpara shqiptareve.Te perfshish sot mjekun e familjes dhe te porosisesh sot 30 mije teste eshte si kofini pas te vjelit.

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 6. April 2020