Tensione në Kavajë, Isa Sakja s’dorëzon çelësat e bashkisë

596
Sigal

Ditën e sotme pritet që në zyrë të shkojë edhe kryetari i ri Bashkisë së Kavajës Redjan Krali. Por demokratët e Kavajës me në krye ish-kryetarin Isa Sakja kanë vendosur që të mos njohin sërish kryetarin e ri të Bashkisë.

Burime nga PD-ja bëjnë me dije se administrata e bashkisë nuk do të dorëzojë çelësat.
Ata kanë deklaruar se kryetari i PS-së dhe simpatizantët e tij le të thyejnë dhe derën por çelësat nuk dorëzohen, pasi sipas tyre, zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë legjitime.

(Redjan Krali., kryetari i ri i Bashkisë Kavajë)

Pritet që në Kavajë të mbërrijnë për këtë çështje prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, kryetari i qarkut Aldrin Dalipi, dhe një përfaqësuese i ministrisë se pushtetit vendor.
Tensione për çështjen e kryetarëve të rinj të Bashkie ka pasur edhe në Devoll.

Kryetari i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro që në orën 06:30 ka shkruar në zyrë.

30 forca policie kanë rrethuar godinën e bashkisë. Nga ana tjetër janë mobilizuar simpatizantët e PD-së.

Ish-kryetari Bledjon Nallbati ka deklaruar se Bashkia sot është kthyer si Burgu 313.