Tedi Blushi i përgjigjet Ballës: I dashur Tao Tao, ju po vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët

289

Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, kundër kreut të shtetit.

Balla deklaroi se Presidentit Ilir Meta po sulmon ambasadorët, ndërkohë që Tedi Blushi i kujton numrit dy të PS-së së ndërkombëtarët po keqpërdoren nga PS, sa herë që kryejnë shkelje kushtetuese dhe falsifikime.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:

“I dashur Tao Tao,

Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!

Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.

Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar”.