‘Të shkojnë në burg ca ministra e ish-ministra…’/ Akademiku Fuga: Ja si çelen negociatat

567
Sigal

Teksa qeveria “feston” moshapjen e negociatave dhe shtimin e kushteve, akademiku Artan Fuga lëshon komentin epik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, profesori Fuga jep propozimin e tij se, si vendi mund të afrohet më shpejt me familjen e madhe europiane.

Propozim për të çelur negociatat! Ka një zgjidhje ca ministra, ish ministra, ca gjoja ministra, dhe ndonjë ish ambasador, të përfolur për korrupsion, të dalin vullnetarë që t’i rrasim në burg nja dy a tri javë sa të marrim negociatat dhe pastaj e shohim punën e tyre! Si detyrë patriotike mo!”, shkruan Fuga në reagimin e tij.

Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën dje se, për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera. Në krye të shqetësimit të Bundestagut gjerman është kriza politike në Shqipëri.

Për herë të parë, parlamenti gjerman njeh me dokumentin e vet më të rëndësishëm që ka prodhuar për Shqipërinë se në vendin tonë ka një krizë të rëndë politike dhe se ajo duhet zgjidhur menjëherë për të mos dëmtuar negociatat.

E reja e dy kushteve të Gjermanisë këtë vit është se ato lidhen drejtpërsëdrejti me problemet me zgjedhjet, përfshirë edhe ato të 30 Qershorit.

1. Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash.

2. Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Kushtet e tjera kanë të bëjnë me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.