Erisa Xhixho: “Po” për qytetarët shqiptar dhe “JO” për qeverinë shqiptare.

514
Sigal

Vendimi i djeshëm i Bundestagut gjerman është “Po” për shqiptarët dhe “Jo” për qeverinë shqiptare.

Kështu deklaron ish-zv/ministrja e Integrimit dhe ish deputetja e LSI, Erisa Xhixho.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhixho shprehet se, rezoluta e Bundestagut Gjerman shprehu qartë vullnetin dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj qytetarëve shqiptar në rrugëtimin e tyre europian.

“Ndërkohë që qeverinë shqiptare e ngeli në klasë me 9 kushtet e vendosura , në një pozitë më të përkeqësuar se në 2016 , vit kur për herë të parë ne morem rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Pasi pa zgjedhje te lira dhe të ndershme si themeli i demokracisë europiane,
pa reformën në drejtësi dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK ,pa proçedime penale të personave të përfshirë në vjedhjen e votave ,
pa luftuar krimin e organizuar e korrupsionin, pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit , pa zgjidhur krizën e thelle politike nuk mund të kemi datë për çeljen e negociatave dhe fillimin e hapjes së kapitujve që do të bënin të prekshme standartet europiane në jetën e qytetarve shqiptar.

Në këto momente kërkohet maturi dhe përgjeshmëri të qeverisë shqiptare dhe jo festë imagjinare .
Kërkohet angazhim serioz dhe hapa konkretë për të përmbushur kushtet , te cilat uroj te mos shtohen deri në mbledhjen e Keshillit të BE më 18 Tetor nga vende skeptike ndaj nesh

Plotësimi i këtyre 9 kushteve është jetik për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vendin tonë.