“Të njëjtat gënjeshtra”/ Bardhi: Rama u ofroi socialistëve për deputetë, vetëm vrasës e trafikantë droge

231
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shkruan në rrjete sociale se kryeministri Rama, në një orë fjalim, përsëriti të njëjtat gënjeshtra.

Bardhi thekson se Rama është një kryeministër i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Më tej, ai thotë se mjafton të dëgjosh Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si kryeministër dhe 23 vite në politikë, nuk i ofroi asnjë zhvillim shqiptarëve, si dhe nuk mbajti asnjë premtim.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, vë theksin se Rama u ofroi socialistëve për deputetë, trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës e hajdutë.

“Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën.”-shkruan Bardhi.

Statusi i plotë

Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

LEXO EDHE  LAJMI I FUNDIT/ Motori përplas gruan në Kombinat

Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.

Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën.

Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.