Presidenti Meta: Gazetari Erjon Skëndaj zëdhënës i pakompromis i interesit publik

259
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar gazetarin e News24 Erjon Skëndaj që sot u vlerësuar me çmimin ”Reporteri i Vitit” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Meta e cilëson Skëndajn si zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë.

STATUSI NGA ILIR META
Urime të përzemërta gazetarit të mirënjohur, Erjon Skëndaj, për vlerësimin plotësisht të merituar si ‘Reporteri i Vitit’, të dhënë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Zëdhënës i pakompromis i interesit të opinionit publik dhe i spikatur mes kolegëve për kurajon e lartë, Erjon Skëndaj përmes raportimeve për plagët sociale të shoqërisë, ka rritur ndjeshmërinë e opinionit dhe ka nxitur reagime institucionale për zgjidhjen e tyre.
Veçanërisht gjatë këtij viti, duke raportuar pa u lodhur nga terreni për pasojat e rënda të pandemisë COVID-19 dhe mbi risqet e shumta për shëndetin e qytetarëve, Erjon Skëndaj është shndërruar në modelin e duhur të gazetarisë profesionale.