Shkrimtari Kim Mehmeti: Edi Rama e ka përdorur Kosovën si “gomë” rezervë

277
Sigal

Shkrimtari Kim Mehmeti tha se Rama e ka përdorur Kosovën vazhdimisht kur ka pasur nevojë. Sipas tij, Rama është vëlla me njeriun që ka ngritur karrierën me gjakun e shqiptarëve. Sipas tij, Rama pranoi Aleksandar Vuçiçin si burrë shteti në Tiranë, kur këtë gjë nuk e bëjnë as boshnjakët dhe as kroatët.  “PS dhe Rilindja ka filluar ta përdorë Kosovën si gomë rezervë. Sa herë që makina i bllokohet Piktorit në Tiranë, ai bën si atdhetar. Nuk ka pasur kurrë në shqiptarinë një njeri si Piktori që është tallur me mbarë shqiptarinë . Këtu nuk kam asnjë përfitim me këto që them, madje kam humbje. Por të gjitha humbjet e mia nuk janë asgjë në krahasim me humbjet që pëson populli duke e pasur drejtues.”